Specia shokoi Milanin ditën e djeshme, duke e mposhtur me rezultatin 2-0 në shtëpi dhe duke i rrezikuar kuqezinjve vendin e parë, pasi në rast se Interi fiton sot ndaj Lacios, atëherë do të jenë ata në krye.

Për të kaluar te ndeshja e djeshme, aty ku pas golit të parë të Specias, u kap nga kamerat një gjest i turpshëm nga mesfushori Rikardo Saponara.

Pas golit të parë të shënuar nga Maxhiore, Saponara i shokon të gjithë, teksa gjatë festës, kapet nga kamerat duke i ulur tutat shokut të skuadrës dhe më pas e godet tek të pasmet.

Një gjest i turpshëm ky, që ka nisur të përhapet me shpejtësi në internet.