Mijëra besimtarë myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Besimtarë myslimanë në Durrës kanë falur në orët e para të mëngjesit namazin e Kurban Bajramit, ndërsa në orët e para të ditës pritet të shtrojnë drekën e kësaj feste me të gjithë miqtë dhe familjarët.

Besimtarët i drejtohen Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, iu drejtua mbarë shqiptarëve me një urim ku tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët.

Prej vitesh festat fetare në Durrës janë kthyer në një gëzim për të gjithë qytetarët e të tri feve të cilët i kremtojnë së bashku.