Salla e Qendrës Kulturore për Fëmijë u mbush me gjallëri, muzikë dhe emocione gjatë Festës së Pranverës 2026 “Mikpritja Durrsake”, e cila është kthyer në një traditë të bukur për qytetin e Durrësit.
Pjesa më e rëndësishme e mbrëmjes, së organizuar nga shoqata “Durrësi Autokton” ishte shfaqja e tre dokumentarëve të realizuar nga Astrit Tahiri, kushtuar Prof. Dr. Ing. Aleksandër Bushati dhe Prof. Ing. Qazim Hoxha që u vlerësuan pas vdekjes me titullin e lartë “Nderi i Qytetit të Durrësit” për arritjet e tyre të larta shkencore në inxhinieri dhe kimi, si dhe për përkushtimin e gjatë në fushën e mësimdhënies universitare.
Një tjetër e vlerësuar e mbrëmjes ishte dhe Xhuliana Aliaj, e cila u vlerësua me titullin e lartë “Mirënjohja e Qytetit të Durrësit” për dekadat e gjata në shërbimin human dhe profesional në mjekësi, duke dhënë një ndihmesë jetike në ruajtjen e shëndetit publik që prej vitit 1941.
Nën moderimin elegant të Migena Xhaferrajt, skena mirëpriti performancat e mrekullueshme të Olta e Kiara Jubës, Violeta Beshirit, Dhimitër Stefës dhe energjinë e grupit të kërcimit të studios “Arian Plaku”.





