Shoqata “Durrësi Autokton” në bashkëpunim me bashkinë Durrës do të organizojë ditën e nesërme për herë të 23-të “Festën e Ullirit 2021”.

Gjatë aktivitetit që do të mbahet në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në orën 17:30, do të nderohen me titullin e lartë: “Nderi i Qytetit të Durrësit” tre emra të shquar durrsak si:

-Riza Kapedani (pas vdekjes) vlersohet për kontributin e tij në montimin e orës së parë në kullën e bashkisë së qytetit.

-Andrea Gorea (pas vdekjes) vlersohet për kontributin e tij në projektimin dhe prodhimin e makinerive dhe paisjeve bujqësore.

-Ilia Ekonomi (pas vdekjes) vlersohet për kontributin e tij në edukimin dhe arsimin e brezave.

Ceremonia e ndarjeve të titujve dhe shfaqja e 3 dokumentareve rreth jetës të dekoruarve do të nisë në orën 19:00, pas kocertit festiv të “Festës së Ullirit”.