Festa e Ullirit është një festë tradicionale e Durrësit ku gjatë saj vijon edhe një ceremoni nderimi për personalitetet që kanë kontribuar dhe kontribojnë në dobi të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit. 2 personalitete të fushës së biznesit janë nderuar në këtë ditë me titujt “Nderi i Qytetit”.

Festa e Ullirit ka nisur me mbjelljen e një ulliri në lulishten pranë bashkisë, për të vijuar më pas në sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” ku të pranishmit kanë ndjekur dorëzimin e titullit, Hamza Xhakonit, president i kompanisë Xhakonta dhe Shefqet Cyrbjes, president i kompanisë Flamengo.

Cmimet për dy personalitet e biznesit janë dorëzuar nga prefekti i Durrësit, Emiljano Jani dhe nga shefi i kabinetit të bashkisë, Lavdosh Beqiraj. Ata janë nderuar për kontributin e dhënë në fushën e sipërmarrjes e në punësimin e njerëzve. 
Pjesëmarrësit e shumtë që mbushnin sallën në këtë ceremoni, kanë ndjekur më pas koncertin artistik të organizuar me këtë rast.

K.H.

Ndjekim videon