Lojtari i Mançester Sitit, Benjamin Mendi organizoi një mbrëmje në shtëpinë e tij në prag të Vitit të Ri, në kohën kur dy bashkëlojtarët e tij u infektuan me koronavirus.
Mbrojtësi pranoi se ai mund të ketë shkelur rregullat, teksa miqtë jashtë familjes së tij morën pjesë në festë. Kjo situatë ndodhi 3 ditë pas anulimit të ndeshjes ndërmjet Sitit dhe Evertonit, për shkak të rasteve me koronavirus. Një grup vajzat nga kryeqyteti ishin në shtëpinë e futbollistit në prag të Vitit të Ri për të festuar.
Në foton e bërë publike në rrjetet sociale shikohet Manuel Lanzini i Uest Hemit, Aleksandër Mitroviç i Fulhemit dhe Luka Milivojeviç i Kristal Palas, si dhe një familje me 18 persona, në shkelje të qartë të rregullave. Mendi e vazhdoi festën pavarësisht se virusi famëkeq po bën namin në Angli dhe rrezikohet ndërprerja e kampionatit.





