Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën kombëtare të festës së pavarësisë.

Lideri demokrat ka zgjedhur Deklaratën e Pavarësisë për të përcjellë urimet për Shtetet e Bashkuara në ditën kur amerikanët festojnë 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Krahas urimit, Basha ka publikuar një foto nga protesta e opozitës së bashkur, ndërsa bazuar në Deklaratën e Pavarësisë ai përcjellë mesazhin se kur një qeveri kthehet shkatërruese ndaj interesave të qytetarëve, këtyre të fundit ju lindë e drejta për ta rrëzuar.