Viktima më i vogël në mesin e 21 të vdekurve në klubin e natës ishte 13 vjeç. Shkaku i vdekjes së të rinjve, të cilët u gjetën të pajetë brenda klubit Enyobeni Tavern në East London mëngjesin e së dielës, nuk dihet ende.

Trupat e viktimave janë dërguar në morg, ku do të kryhet edhe ekspertiza për të hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike.

Ministri Bheki Cele, i cili shkoi në vendngjarje, tha se të vdekur ishin mes moshës 13 dhe 18 vjeç, por ende nuk ka një listë të detajuar të viktimave.

Cele, i cili qau kur pa trupat e fëmijëve në morg, tha: “Skenën që kam parë aty brenda, s’ka rëndësi sa i fortë jeni, të thyhet zemra. Në pamje të parë duket sikur janë duke fjetur, por kur shikon fytyrat e tyre dhe kupton që ke të bësh me fëmijë. Kur e dëgjon se janë të rinj është ndryshe, kur i sheh kupton që është një tragjedi.”

Mosha minimale ligjore për të pirë alkool në Afrikën e Jugut është 18 vjeç. Mësohet se të adoleshentët shkuan në klub për të festuan përfundimin e provimeve të shkollës.

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e viktimave.

Oscar Mabuyane, kryeministri i Provincës East Cape ku ndodhi tragjedia, dënoi “konsumimin e pakufizuar të pijeve alkoolike”.