Me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, në hollin e pallatit të kulturës në Durrës “Aleksandër Moisiu”, është mbajtur një aktivitet festiv.
Koncerti me motive patriotike u zhvillua nën organizimin e Prefekturës në bashkëpunim me shkollën artisitike “Jan Kukuzeli”.
Fjalën e rastit e mbajti dhe prefekti i Durrësit Roland Nasto, i cili u shpreh me mirënjohje e respekt për të gjitha figurat e ndritura të popullit të Durrësit dhe të gjithë kombit shqiptar që i dhanë Pavarësinë Shqipërisë.





