Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se në këtë fundvit, punonjësit e shërbimit zjarrfikës do të marrin shpërblim një rrogë.
Ndërkohë tha po ashtu se ata që u angazhuan në zjarret në verë në Greqi, do të përfitojnë bonus dy rroga.
“Shpërblim për zjarrfikësit të angazhuar në një situatë të vështirë që kaluam gjatë kësaj vere me zjarret. Qeveria do t’i transferojë bashkive fondit, që para natës së Viti të Ri të marrin shpërblimin e një page mujore. Dy paga për ata që u angazhuan në zjarrin në verë në Greqi”, tha ai.