Maqedonia e Veriut është drejt shtrëngimit të masave kufizuese edhe më tej për festat e fundvitit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se festat përbëjnë një rrezik potencial për përhapjen e COVID-19.

Në një prej mbledhjeve të ardhshme të Komisionit për Sëmundje Infektive do të shqyrtohet mundësia e masave të reja kufizuese për festat e fundivit, Krishtlindje e Vit të Ri, kryesisht për baret, restorantet dhe kafenetë.

Me luhatje, Maqedonia e Veriut dita-ditës herë regjistron shifra të larta dhe herë rënie të tyre fragmentale.