Me rastin e festave të fundvitit, qeveria planifikon të shpërblejë pensionistët.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe, gjatë një komunikimi me median.
Ai shpjegoi se pas miratimit nen për nen dhe në tërësi të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2016, shumë shpejt qeveria do të dalë me një vendim i cili përcakton masën dhe kriteret për dhënien e shpërblimit për pensionistët dhe disa kategori të tjera që nuk janë pjesë e administratës.