Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë një bonus prej 3 mijë lekë të reja për familjet me ndihmë ekonomike me rastin e festave të fundvitit.
Po ashtu i njëjti bonus prej 3 mijë lekësh të reja është miratuar edhe për familjet që kanë persona me paaftësi.
Më herët, qeveria shqiptare ka miratuar edhe bonusi prej 5 mijë lekë për festat e fundvitit për të gjithë pensionistët.