Me afrimin e festave të fundvitit dhe në pritje të fluksit të emigrantëve që kthehen në atdhe, bëhet me dije se nga dita e sotme tragetet nisin lundrimet dopio-corse (vajtje-ardhje brenda ditës) nga Durrësi drejt Italisë.

Lundrimet dopio corse do të aplikohen deri në datën15.1.2023, çdo të enjte, të premte dhe të shtunë.

Për rrjedhojë oraret e nisjeve drejt Italisë në mbrëmje, shtyhen me një orë (pra nga 22:00, në 23:00) për tragetet që do të bëjnë lundrime dyfishe.