TIRANË- Emigrantë të shumtë, kryesisht nga Greqia, vazhdojnë të hyjnë nëpërmjet pikave doganore të Kakavijës në Gjirokastër si dhe Kapshticës në Korcë. Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e kufirit, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nëpërmjet doganës së Kakavijës 3924 shtetas dhe 991 automjete të llojeve të ndryshme. 

Ndërkaq, vijon edhe lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt shteti grek, një pjesë për arsye pune, ndërsa të tjerë për të kaluar Vitin e Ri pranë të afërmeve në emigracion. Po sipas të dhënave nga policia kufitare, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga territori shqiptar në atë grek 3115 shtetas me 886 mjete, vetëm nga pika kufitare e Kakavijës. 

Burimet zyrtare në piken doganore të Kapshticës, ku regjistrohet edhe fluksi më i madh i lëvizjes në të dy anët e kufirit, bëjnë të ditur se pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe tre në dalje. 

Ndërsa në pikën kufitare të Kapshticës raportohet të kenë hyrë 2831 persona me 898 automjete.