Dorados Sinaloa arriti një kualifikim shumë të rëndësishëm përballë FC Huarez. Ekipi i Diego Maradonës humbi ndeshje e kthimit në transfertë me rezultatin 1-0, ndërkohë që kishte fituar takimin e parë me rezultatin 2-0.

Dorados është kualifikuar për fazën finale të “play-off” dhe një gjë e tillë festohet me këngë e kërcime në ekipin e legjendës argjentinase.

Kjo gjë është kthyer në ves, me Maradonën të parin që feston dhe zbavitet. “Nga dora e Maradonës çdo ndeshje do të fitojmë”, këndojnë lojtarët në nderim të trajnerit të tyre. Kundërshtari i Dorados do të jetë një mes fituesit të çiftit Atlante-Atletiko San Luis.