Njukasëlli fitoi ndaj Oksfordit për Kupë dhe u kualifikua në fazën e 1/8-ave. Goli i Sant-Maksimin në minutën 116-të, i dha kualifikimin Njukasëllit dhe gëzoi tej mase, tifozët.

“BBC” gjatë festimit të këtij goli, ka filmuar një tifoz, i cili prej gëzimit ka bërë një gjest të paprecedentë.

Tifozi uli pantallonat dhe nxorri organin gjenital duke festuar.

Ky veprim padyshim që nuk ishte parë kurrë nëpër stadiume dhe është bërë viral në rrjetet sociale. Përveç të qeshurave ky veprim është kritikuar ashpër.