Me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti i Durrësit, Edi Paloka bëri të ditur se sot në shtëpinë e tij ka disa gëzime, Krishtlindje, ditëlindjen e tij dhe se vajza e madhe do i prezantonte shokun e saj.
Por, kush është vajza e madhe e politikanit demokrat? Ajo quhet Kleta Paloka dhe është 22 vjeçe, shkruan JOQ.
Kleta Paloka ka studiuar në Hagë për drejtimin “E drejta ndërkombëtare-tregtare”.
22-vjeçarja duket e matur në postimet e saj në Facebook, por edhe mjaft simpatike, me një stil të thjeshtë dhe shumë fin.
Kush është shoku që do i prezantojë familjes? Kleta është e rezervuar në postimet e saj, por më vonë me gjasë do t’ia prezantojë edhe miqve virtualë.





