Triumfi i Milanit 2-3 me përmbysje kundër Interit ka bërë që trajneri i kuqezinjve, Sergio Conceiçao të futet në historinë e klubit.

Me vetëm dy ndeshje në drejtimin e ekipit, portugezi ka mposhtur Juventusin dhe Interin. Conceiçao është bërë trajneri më i shpejtë në historinë e Milanit që nga sezoni 1929-30 që arrin të fitojë një trofe.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016 pas 18 ndeshjeve në krye të ekipit. Pas suksesit, te Milani nuk ka munguar festa. Këngë, kërcim dhe puro, me trajnerin Conceiçao që ka vijuar traditën si në kohën kur drejtonte Porton.