23 maj 2014 – Matias Malvino dhe Ramon Arias mund të kishin qenë pjesë e Uruguajit në Botërorin brazilian, por fotot skandaloze të dy futbollistëve të klubit të Defensor Sporting kanë bërë që trajneri i përfaqësueses, Oscar Tabarez dhe federata t’i përjashtojë këta nga grumbullimi. 
Pas një fitoreje të skuadrës së tyre në Kupën Libertadores, mbrojtësit Malvino dhe Arias kanë bërë një festë të çmendur së bashku, në shoqërinë e tri prostitutave, gjatë së cilës kanë konsumuar edhe drogë të tipit hashash dhe kokainë, me provat që shfaqen në fotot përkrah.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/