Sa në biçikletë, sa në palestër e sa në pishinë, kështu po stërvitet Neymar Junior që të kthehet sa më i fortë pas dëmtimit.Gjithsesi braziliani nuk harron të dëfrehet, aq më tepër që në Brazil kanë filluar karnavalet e famshme.
Muzikë, alegri, femra të veshura me stil dhe kërcime të veçantë shpërthejnë në rrugët e vendit të njohur për “Samba”.
Neymar ka marrë pjesë në këtë festë të madhe në vend dhe duket se e ka shijuar, aq më tepër që ka qenë në shoqërinë e këngëtares, Rafaela Porto, me të cilën thuhet se ka një flirt prej kohësh.





