Biznesmeni shqiptar Irfan Hysenbelli (pasuria e të cilit shkon deri në gjysmë miliard euro) ka festuar dje ditëlindjen e parë të mbesës së tij.
Ajo quhet Isabel dhe është vajza e së bijës Fabiola, e cila administron disa prej bizneseve të të atit. Kujtojmë se ai është pronar i një firme ndërtimi, disa lokalesh, hotelesh, një fabrike e disa prej mediave prestigjioze në vend.
Festa madhështore për 1-vjetorin e vogëlushes u mbajt në hotelin në pronësi të tyre në kryeqytet. Imazhe prej saj ndau Fatmir Hysenbelli, i cili gjithnjë e më shumë po trajtohet si personazh nga mediat e huaja, kujtojmë këtu intervistën për “Rai”-n apo edhe artikujt për raportet e tij me Pamela Anderson.
Ndërkohë i pranishëm në festë ishte sigurisht Olsi i “Big Brother 9” i cili përeç lidhjes farefisnore, duket të ketë një raport të afër me Fatmirin.
Më poshtë fotot!





