Gjermani, 9 korrik 2014 – Kur Gjermania kualifikohej për në gjysmëfinale duke mundur Francën, një fotografi e festimeve në Shkodër bëri xhiron e rrjeteve sociale. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e vetë gjermanëve, aq sa gazeta “ZeitJung”, ka udhëtuar për në qytetin verior të Shkodrës për të kuptuar se pse festohet kaq shumë me flamurin gjerman, shkruan e perditshmja, Panorama.
Gazetari thotë se që në hyrje të Shkodrës është vendosur një flamur i madh gjerman, të tjerë mund t’i shohësh në qytet, bashkë me flamuj amerikan apo edhe të BE-së. Biçikletat janë një tjetër element, të cilat gazetari thotë se e bëjnë këtë qytetet të ngjashëm me ato gjermanë.
“Shqipëria është zyrtarisht një kandidate për në BE, prej dy javësh pasi zona më e madhe e mbjelljes së kanabisit në Europë u shkatërrua. Por deri tani flamuri më i zakonshëm është ai gjerman”- shkruan ai.
Nëse sonte Gjermania do të fitojë kundër Brazilit, rrugët e qytetit do të mbushen plot me të rinj që do të brohorasin për ekipin kombëtar gjerman, thekson ai.
“Shqiptarët besojnë, kur diçka vjen nga Gjermania, atëherë ajo është diçka e mirë. Ne kemi një diasporë të madhe, sidomos në Itali, Greqi dhe Gjermani. Por gjermanët janë më të dashurit, pasi ata jetojnë shumë mirë atje.”- thotë Gazmendi, një qytetar nga Shkodra.
Gazeta flet edhe për shqiptarët e Zvicrës, për të cilët thotë se nëse do të kishin luajtur me Shqipërinë, mbase vendi i vogël do të ishte kualifikuar për Kupën e Botës. Kjo, sipas tij, mbase është arsyeja që në Shqipëri nuk sheh flamuj zviceran.
Gazeta gjermane ka publikuar ne faqen e saj edhe nje video nga festimet e vitit 2012 ne Shkoder.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





