Brazil, 29 qershor 2014 – Goli i barazimit të skuadrës së Kilit, në ndeshjen me Brazilin, i shënuar nga Alexis Sanchez, ndeshje e vlefshme për 1/8 e finales së botërorit, i gëzoi tej mase kilianët, të cilët në mënyra të ndryshme festuan këtë gol.
Por festimin më të veçantë të këtij goli e bëri një gazetare kiliane, e cila në entuziazëm e sipër nuk hezitoi të tregojë gjoksin e saj.
Ky moment gëzimi zgjati shumë, deri në përfundimin e minutës së 90 të ndeshjes, si dhe gjatë minutës shtesë. Por përfundoi gjatë ekzekutimit të penalltive, ku Kilianët e humbën shansin për të vazhduar garën në botëror.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





