Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i ka bërë jehonë festivalit të Beratit.

Kreu i qeverisë u sugjeron të gjithë ndjekësve të tij që të mos e humbasin këtë festë ku promovohet vera dhe ushqimet e zonës së Beratit.

Ky aktivitet pritet të zgjasë nga data 21 tetor deri më 23 tetor.

“Dhe duke ju sugjeruar të mos e humbisni festivalin 3-ditor të verës, ushqimit dhe muzikës në Beratin e Rilindur të UNESCO-s, ku një festë e bukur ju pret në datat 21-23 tetor, me mundësinë që të shijoni verërat e kantinave më të mira të zonës, ushqimin e mrekullueshëm, muzikën nga artistët me në zë si dhe transformimet në vazhdim të qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.