Shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” rrëmbeu kupën e edicionit VII të Festivalit të Këngëve Korale, të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës.
Të 15 shkollat pjesëmarrëse u nderuan me çertifikatë mirënjohjeje, ndërkohë që më të mirët e këtij edicioni ishin:
Çmimi i parë:
Shkolla “Migjeni”
Çmimi i dytë:
Shkollat “14 nëntori” dhe “Kushtrimi i lirisë”
Çmimi i tretë:
Shkollat “Qemal Mici”, “Mihal Ekonomi”, “Myslim Hida”
Çmimi “Paraqitja më e mirë skenike”:
Shkolla “Vasil Ziu”
Në prag të 14 nëntorit, ditës së çlirimit të Durrësit, koralistët e vegjël ngjyrosën kuq e zi skenën e Qendrës Kulturore.
Moment mjaft i bukur ishte kur himni i flamurit u këndua njëherësh nga 200 koristët e shkollave pjesëmarrëse.
Drejtori i QKF Durrës, Avni Çuni, vlerësoi rëndësinë që kanë aktivitete të tilla për të evidentuar talentet më të spikatur në shkollat 9-vjeçare të qytetit dhe njëherazi për t’i angazhuar nxënësit në aktivitete masive, të cilat vitin e kaluar thuajse u pezulluan tërësisht për shkak të pandemisë Covid-19.
Gjatë ceremonisë, u nderua me certifikatë mirënjohjeje mësuesja e muzikës, Antoneta Rexhepi. Arsimtarja e shkollës “Marie Kaçulini” u vlerësua për kontributin e saj shumëvjeçar për edukimin e dhjetëra brezave.