Qendra e Kulurore e Fëmijëve Durrës ka marrë pjesë në festivalin e 16 të këngës për fëmijë në Ulqin.
Nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit të Artit, Arian Plaku, QKF Durrës u pëfaqësua nga solistet, Violeta Beshiri dhe Kejltin Gjata.
Të dyja vajzat arritën të fitonin çmimet më të rëndësishme të aktivitetit. Solistja Kejltin Gjata me interpretimin e saj fitoi vendin e parë të festivalit, ndërsa çmimin si vokali më i mirë e mori Violeta Beshiri.
Festivali i këngës për fëmijë u organizua gjatë dy ditëve të para të kësaj jave, në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi.