24 qershor 2015 – Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës do të hapë siparin e veprimtarive verore të këtij viti në qytetin e Durrësit. Edicioni i 10-të jubilar do të zhvillohet në mjediset e Muzeut Arkeologjik nga datat 4-12 korrik.
Nevila Kalaja, drejtore e Festivalit thotë se në 6 koncertet e javës së dytë të korrikut do të interpretojnë 12 artistë shqiptarë dhe të huaj, si dhe ansambli “Stinët”, që këtë vit drejtohet nga Kostantin Ilievski.
Koncertet janë konceptuar kryesisht si duete apo si interpretime solistike në piano, violinë dhe violonçel. Bashkë me instrumentistët Blido, Gjollma, SahatçI, Tërshana, Sykja, Papa e Nini, bie në sy pjesmarrja e mexosopranos Vikena Kamenica, si dhe fizarmoniçistit italian Pierpaolo Petta.
Në mbrëmjen e fundit në sallën e sapopëruruar të Muzeut Arkeologjik të Durrësit skena do të jetë për violinistin Ëolfgang David dhe ansamblin “Stinët”.
Në këtë edicion jubilar, Festivali i Muzikës së Dhomës, që organizohet nga shoqata “Arti dhe kultura italo-shqiptare” ka gjetur mbështetjen e ambasadave të Austrisë, SHBA-së dhe Gjermanisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/