Deklarata e Alketa Vejsiut, moderatores së Festivalit të RTSH-së, ku i kërkonte ndjesë publike Elvanës se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj duket se nuk i ka pelqyer fitueses, Arilena Ara.

Pas asaj deklarate, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion 2020, e hoqi nga ndjekësit e saj në Instagram Alketa Vejsiun dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Tani ato nuk ndjekin më njëra-tjetrën dhe shkak është bërë Festivali i 58-të i këngës në RTSH, i cili sapo prishi marrëdhëniet mes Alketa Vejsiut dhe Arilena Arës.