Një aktivitet i veçantë do të zhvillohet në Durrës këtë fundjavë.

800 zogj dekorativë të 150 llojeve të ndryshme do të ekspozohen në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në datat 6 dhe 7 Janar.

Mbarështues nga Shqipëria, Italia, Greqia, Kosova, Maqedonia, do të konkurojnë me arritjet e tyre sipas standarteve ndërkombëtare në këtë sport të veçantë, në kuadër të Festivalit të Zogjve.

Ky i fundit organizohet nga Federata Shqiptare e Ornitologëve dhe Bashkia e Durrësit dhe hyrja do të jetë e lirë për publikun nga ora 9:00 deri 18:00.