Sunny Hill do të mbahet në Tiranë, e konfirmon Rama: Dua Lipa do të ndriçojë netët në kryeqyet
Ashtu sikurse u përfol në mediat e Kosovës, festivali Sunny Hill, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, nuk do të mbahet në Prishtinë si vitet e shkuara, por në Tiranë.
Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ku shkruan se netët e gushtit në Tiranë do të ndriçohen nga Dua Lipa dhe të ftuarit e saj.
Postimi i Ramës:
LAJM I MIRË
Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
S’ka si Tirona jo.
Ka qenë Gazeta Express që ka shkruar se Sunny Hill nuk do të mbahet në Kosovë për shkak të mosorganizimit të qeverisë.