Kulla Veneciane e Durrësit hapi dyert e saj për Festivalin Veror i Librit “Varg”, që startoi me 3 autorë të ardhur nga Kosova.

Nën atmosferën mistike që ofron monumenti mesjetar, tashmë i restauruar falë programit Eu4Culture fol për letërsinë këtej e andej kufirit shtetëror, por që frymon shqip.

Ne e nisëm me Kosovën në mënyrë simbolike për të bashkuar dy territore, dy hapësira që i bashkon gjuha, historia“, thotë Alda Bardhyli, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Të pranishme në aktivitetin kulturor ishin dhe Ministria e Kulturës, Elva Margariti, dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako. 

Që nga nisja e sezonit veror, të gjitha institucionet kulturore në vend kanë nisur një tur aktivitetesh në qytetet bregdetare për t’i ofruar qytetarëve dhe pushuesve larmi aktivitetesh dhe eventesh, për ta sjellë artin e kulturën më pranë njerëzve.

Kemi Cirkun, kemi Teatrin e Kukullave, kemi Operën, Ansamblin, Librin, të gjitha janë në lëvizje“, tha ndër të tjera Elva Margariti për kamerën e “DurrësLajm“.

Pas më shumë se një viti e mbyllur, Kulla Veneciane e Durrësit është kthyer tashmë në qendrën më të re të informacionit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.  

M.B.