Këngëtarja e njohur britanike, Adele pasi u nda nga bashkëshorti, duket se ka filluar lidhje të re, me reperin Skepta. 

Ditën e sotme, reperi ka festuar 38-vjetorin, ndërsa thuhet se këngëtarja ka shpenzuar mijëra dollarë në dhurata, shkruan Mirror.

Për nder të ditës së veçantë, ajo ka vendosur që t’i blejë një varëse ari, vlera e së cilës arrin 20 mijë dollarë.

Disa burime pranë dyshes kanë thënë se ende nuk ka diçka konkrete mes tyre, por muajt e fundit ata kanë qenë të pandashëm.

Ata u panë pak ditë më parë duke darkuar së bashku në Londër.