Presidenti armen, Armen Sargsyan rezultoi sot pozitiv me Covid-19 pas një vizite në Britaninë e Madhe gjatë Vitit të Ri, njoftoi media lokale.
Presidenti 67-vjeçar, i cili u diagnostikua pasi u kthye në kryeqytetin armen, Jerevan, thuhet se kishte festuar së bashku me familjen e tij në Londër.
Asnjë informacion nuk u dha menjëherë për gjendjen e tij shëndetësore. Armenia ka regjistruar më shumë se 160 500 raste infektimi dhe 2 878 vdekje nga koronavirusi i ri.