8 dhjetor 2013- Dite te rendesishme per gjithe vendin e ka quajtur kreu i PD-se, Lulzim Basha 8 dhjetorin, duke folur ne aktivitetin ne nder te kesaj dite titulluar “Festojme lirine”.
“Perballja e pare e studenteve kryengrites me regjimin ndodhi shpejt, dhuna policore shpertheu egersisht mbi ta, moren plage por nuk u thyen, se ishin ndryshimi i madh, tjeter gje u thye perballe guximit dhe trimerise, hegjemonia gjysmeshekullore e diktatures”.
“Ajo nate e bardhe nxori ne krye Azem Hajdarin, prijesin e levizjes studentore, te tjere trima e trimeresha qe koha i ka shenuar me emer e mbiemer si luftetare te permbysjes se madhe”- tha Basha.
Ai ka kujtuar se sot e gjithe diten deshira e bashkimit te shqiptareve rrethe vlerave te lirise eshte nje enderr rinore akoma per t’u permbushur.
Partia Demokratike feston sot 23-vjetorin e themelimit të saj dhe 23 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.
Ne një aktivitet në Pallatin “Asllan Rusi” në Tiranë nën moton “Festojmë lirinë” jane mbledhur te rinj te shumte qe nen tingujt e muzikes perkujtojne nje dite te rendesishme. Ne te eshte i pranishem edhe kreu i PD-se, Lulzim Basha, shoqeruar edhe ngabashkeshortja e tij dhe ish kryetari Sali Berisha, pritur me brohoritje nga te pranishmit.I ftuar ne kete aktivitet, djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari ka deklaruar mes emocionesh se ndihet krenar cdo date 8 dhjetor.





