Andrra Destani dhe Sinan Hoxha, një nga çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar të showbiz-it, sot festojnë 5-vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë ditë të veçantë për çiftin, Andrra i ka dedikuar bashkëshortit fjalët më të ëmbla teksa publikon në Instagram disa foto nga ceremonia e dasmës së tyre.

“5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pakursim. Kemi bekimin e Zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’më tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti!Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit. Gëzuar dashuri.”, shkruan ajo.