Ndërsa feston 75-vjetorin e lindjes, Vespa tejkalon momentin historik të 19 milionë modeleve të prodhuara, duke përfshirë gati dy milionë vetëm në dekadën e fundit. Motori i vogël më i pëlqyer në botë u regjistrua në 23 Prill 1946 nga Enrico Piaggio.
Që nga momenti kur shpërtheu në skenë në një komb që ishte në një fazë rindërtimi të pasluftës dhe ishte plot me ide, kreativitet dhe shpresë, Vespa ka përfaqësuar një entuziazëm për jetën dhe një dëshirë për të përqafuar të ardhmen. Është bërë një ikonë e lirisë dhe emancipimit për të rinjtë në të gjithë botën, duke ndërthurur stilin “Made in Italy” të lehtë dhe të veçantë me teknologjinë më të përparuar.
Me rastin e përvjetorit, kompania ka menduar të hedhë në treg serinë speciale 75-Vjetori, që do të jetë edhe lajtmotivi i prodhimit të vitit 2021.





