Ditën e sotme një nga blogeret më të dashura shqiptare Sarah Berisha feston ditëlindjen.

Mirëpo, këtë vit ajo feston larg gjysmës së saj, Dj Pm. Të gjendur mes angazhimeve profesionale, ai me koncerte në Zvicër dhe ajo në Javën e Modës në Milano, dyshja nuk mund të festonin bashkë sonte.

Gjithsesi, si rrallëherë, Pm është bërë romantik dhe ka ndarë një urim shumë të ëmbël për blogeren në mediat sociale.

Shpirti, urime ditëlindja! Edhe pse nuk jam afër teje për momentin, me mendje dhe me zemër jam tek ti. Urime ditëlindja! Inshallah edhe 100 të tjera bashkë me mua. Edhe mos harro je njeriu më i rëndësishëm në jetën time!”– shprehet ai.