Ardit Gjebrea feston sot 59-vjetorin.
Surpriza më e bukur për Gjebrean, ishte në mesnatë, sapo ora 00:00 kaloi.
Djali i tij, i cili jeton në Amerikë, Joni, surprizoi familjen kur u shfaq për ditëlindjen e të atit.
I befasuar nga kjo surprizë Gjebrea postoi në rrjetet e tij sociale një foto me familjen e tij, të katërt të lumtur duke festuar.
“Surpriza më e bukur që i dha kuptim darkës teksa prisnim orën, ishte kur në mesnatë shfaqet papritur. Tani që jemi të katërt bashkë, ka kuptim dhe mund të festoj!”, shkruan ai krahas fotos.