Deputeti i PS-ës, Erjon Braçe ka reaguar pas letrës publike që gazetari Blendi Fevziu i dërgoi kryeministrit Rama, por që në fakt ishte një përgjigje indirekt edhe akuzave të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, të cilin në një letër të hapur e ka quajtur si “konen e grupit politik të Kryeministrit”.
Sot, me një status të gjatë në FB, Braçe, duke mos i përmendur fare emrin, i kujton të flasë me të dhe jo me Partinë. Braçe tregon mes të tjerash jetën fare modeste që bën, në një shtëpi të blerë me kredi që e paguan muaj për muaj, rrobaqepësit që kujdesen për veshjet e tij dhe ironizon me orat, duke thënë se është i kënaqur me ato që “milionshët” i quajnë ora patatinash.
“Fol me mua, jo me Partinë o qyq! Pergjigja qe lexova ishte thjesht nje batute e lodhur dhe e dehur qe heren e pare, asgje me shume, patjeter qe deshmon nervozizem, por edhe zbrazëti.
Jetoj ne te njejten shtepi vetem 87 meter katror, te blere permes nje kredie prej 5 milion lekesh te cilen vijoj ta paguaj muaj per muaj, bej nje jete qe shume nga njerezit e mi e shquajne prej asketi, as qe i dua e per kete arsye nuk kam, nuk vesh, nuk shfaq, nuk mburrem me placka prej markash, nuk sjell rrobaqepes prej Italise per te qepur ketu, por i besoj nje shkodrani te thjeshte, artizan i pashoq tek sheshi Ëillson per te qepur nje xhakete e nje pale pantallona, ashtu sic Arianit nje kemishe e lumturohem pa fund qe jam klient i punes se tyre dhe po aq kur perfitoj nga uljet e tyre; nuk kam asnje ore me te cilen te mburrem, por i kam 4 ora “patatinash” sic i shquajne keta “milionshat”, sëatch me ngjyra dhe ndjehem shume mire, sic per kapucin, shallin etj, me ndjeni, une nuk jam Ai tu tregoj dhe per te brendshmet”, shkruan Braçe.





