Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu është përplasur me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako teksa po diskutohej në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild.
Teksa po diskutohej për përgjimin ku përgjegjësi i Ujësjellësit të Shijakut pranonte t’i jepte emrat e punonjësve Astrit Avdylaj, Dako është shprehur se edhe Fevziun e marrin në tel.
Përgjigjja e drejtuesit të emisionit Opinion ishte e drejtpërdrejtë: Nuk ka bythë që të më thotë njeri mua mos ma nxirr këtë ose atë.
Pjesë nga biseda:
Dako: Ty të marrin për vete gjithë kohës në telefon. Ma hiq këtë ma hiq atë. Të marrin në telefon…
Fevziu: Mua?
Dako: E mo ty, ty të marrin…
Fevziu: Mua s’ka b*thë njeri të më marrë në telefon që t’u heq lajme. Pyet kë të duash, un i publikoj të gjitha…





