17 gusht 2013 – Mbaruan pushimet në jaht me shoqërinë… Gazetari Blendi Fevziu u është rikthyer detyrimeve familjare.

Në një plazh mjaft të vizituar të Greqisë, ai është vendosur bashkë me familjen e tij. 

Plazhi quhet “Elounda Beach” dhe ndodhet në ishullin e Kretës. Familja Fevziu kanë vendosur të bëjnë pushime aventureske. 

Blendi bashkë me vajzën e tij Mishel kanë ushtruar nën shoqërimin e ekspertëve një lloj teknike zhytjeje që quhet “Scuba diving”.

Të kapur përdore ata janë zhytur njëherësh dhe nuk duken aspak të frikësuar.