Mbrëmjen e kaluar emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut është fokusuar mbi gratë e pushtetshme në politike dhe pikërisht gjatë këtij emisioni, Blendi zbuloi një sekret të rinisë së tij.
Fevziu rrëfeu “fiksimin” e tij të adoleshencës me mësuesen, që ishte as më pak e as më shumë se Arta Dade, deputetja e Partisë Socialiste.Gjithçka nisi nga një deklaratë e Monika Kryemadhit, e cila tha për Daden:
“Unë kam qenë fëmijë, por si mbretëreshë e mbanin, sepse ishte e bukura e dheut, por edhe e mençur.”
“Po unë që e kam patur zyshë dhe që i rrija poshtë dritares?! Po lëri tani, mos i hap këto!”-u shpreh me humor gazetari i njohur, duke zbuluar kështu dobësinë e tij të hershme për politikanen që e dëgjonte e buzëqeshur.