ITALI, 2 prill 2013 – "Mario është një njeri i mirë. Jam e sigurt, se në këto momente po vuan shumë, sepse nuk mund të shohë vajzën e tij. Ndoshta është këshilluar keq".

Kështu Raffella Fico i drejtohet “SuperMarios” në një intervistë për të përjavshmen "Chi".

Ish-e dashura e futbollistit Mario Balotelli dhe nëna e të voglës Pia, vajzë që bukuroshja italiane e ka me sulmuesin e Milanit duket se ka dashur t’i lëshojë një sinjal babait të foshnjes.

Sipas Ficos, megjithëse Balotelli ende nuk ka shkuar ta shohë vajzën e tij, për atësinë e së cilës futbollisti i Milanit ka deklaruar se ka dyshime, ai thellë-thellë në zemër e tij e do vajzën dhe ka dëshirë ta shohë atë.

"Mario është më pak i fortë nga ç’duket. Nëse dëgjon vetëm zemrën e tij, e di se ka shumë dëshirë të përqafojë Pian. E di, Mario kështu është", përfundon Fico.