TIRANE, 05 mars 2013- Këshilli i Rregullores e Mandateve u mblodh mesditën e sotme për të vendosur mbi mandatin e deputetit të PS-së Fidel Ylli. Para një jave deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan Kuvendit të Shqipërisë që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin për heqjen e mandatit të Fidel Ylli. Sipas demokratëve zoti Ylli ka shkelur nenin 70 te Kushtetutes, pasi në dhjetor të 2009-ës, kur ai kishte disa muaj qe ishte shpallur deputet, kishte në pronësi një radio.
Deputeti socialist gjatë fjalës së tij duke e cilësuar kërkesën e demokratëve “gjueti shtrigash, u shpreh se PD synon të largojë vëmendjen nga konfliktet e interesit të saj. Sipas Yllit, për këtë çështje ka edhe një vendim gjykate, që thotë se ai nuk ka asnjë konflikt interesi. Deputeti Ylli ka sqaruar faktin që licencën e radios lokale të cilën tashmë e ka në pronësi motra e tij, nuk e ka marrë në kohën kur ai mori mandatin e deputetit.
“Sot kam ardhur para jush dhe kam sjellë gjithë praktikën, jo për të folur për gjëra teknike se për ato do merret gjykata. Kam ardhur t’ju bëj me dije se në këtë nismë të paprinciptë që ju keni marrë si mazhorancë është e turpshme që parlamenti të funksionojë me gjueti shtrigash, kur unë kam të drejtën t’ju kërkoj ju zonja kryetare se që me 28 dhjetor të viti 2009 ju ka ardhur një shkresë. Unë kam pasur një licencë radio lokale që në vitin 203 për një pjesë të Tiranës dhe Durrësit në 2006 në kohën e Ledi Biankut dhe me thotë duhet të rinovosh licencën. Në maj të 2009 më ka ardhur një shkresë nga zonja Edlira Bushati që më njofton se ka ardhur momenti për të rinovuar licencës, dhe unë në bazë të rregullores së ligjit për median, në maj kam plotësuar dosjen dhe ja kam cuar zonjës Bushati për të më rinovuar licencës, sipas ligjit kjo zonja, 3 muaj pa u bërë deputet, duhet të më njoftonte a më takonte apo jo dhënia e licencës. Institucioni e injoroi kërkesën time dhe jashtë cdo rregulli më kthen përgjigjie më 28 dhjetor 2009, dhe më thotë se ju tashmë jeni bërë deputet, dhe unë i kam dërguar shkresë kuvendit dhe ILDKP pasi neni kaq thotë se ju keni konflikt, interesi. Pas një jave Llalla i kthen përgjigjie institucionit, shprehet dhe thotë se nuk jemi në konflikt interesi. Unë isha në pritje nga ana juaj zonja kryetare se kjo shkresë i kërkohet dy institucioneve ILDKP dhe Kuvendit, sot katër vjet më pas unë nuk kam marrë përgjigjie nga ju. Unë i drejtohem gjykatës mbi bazën e shkresës së ILDKP-së dhe fitoj dy shkallë. Unë ja shita motrës, vajta në QKR dhe e regjistrova. Dhe unë nuk ja fala motrës. Por, motrës time nuk ja japin licencën, pse nuk ja japin? Radio në momentin kur jam bërë deputet nuk kam marrë licencë, e kam pas kërkesën e mbartur dhe jam në pritje nëse me takon apo jo”, tha Ylli.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kërkoi sqarime nga Ylli, nëse ka qenë në pronësi të një pasuri publike sic janë frekuencat, në kohën kur mori mandatin e deputetit në vitin 2009. Topalli rikujtoi se rasti i Yllit nuk është precedenti i parë me deputetët socialistë, pasi sipas saj edhe Ilir Beqja është akuzuar për konflikt interesi.
Ilir Rusmalji: Ju keni deklaruar se jeni ortak i vetëm i kësaj radioje, në shkurt të 2010. Ju thatë që në 2009 ia keni dhuruar motrës motrës?
Fidel Ylli: Jo ia kam dhënë në 2010.
Ilir Rusmajli: Ia ke dhënë në 12.01.2010, ndërkohë që më 31 mars 2010 ti rezulton ende pronar, kur more mandatin e deputetit.
Fidel Ylli: Unë nuk kam qenë asnjëherë administrator i kësaj radioje, dhe sipas ligjit jam korrekt. Mund të jesh pronar, por jo administrator. Ka 4 vite që është mbyllur, hapeni se janë punësuar 5 persona. Është e turpshme të bëni gjueti shtrigash, zhbllokojeni atë biznes. Kjo nismë është një çmenduri, është e turpshme. Jeni në momentin e gabuar, në vendin e gabuar dhe me njeriun e gabuar.
Jozefina Topalli: Ti mund të ndjehesh i shqetësuar po ne kemi të drejtë të shqyrtojmë cdo kërkesë që na vjen.
Edi Paloka: Hause of Arts Shpk cfarë aktiviteti ka?
Fidel Ylli: Është një biznes për qëllim fitimi, brenda saj ka disa biznese. Kjo shoqëri ka Bar Ëest, Restorant Rojal dhe ambientet e zyrave në pronësi të kësaj kompanie. Kjo kompani nuk përfaqëson individin Fidel Ylli. Në fund bëhet bilanci i kësaj kompanie.
Jozefina Topalli: Ke deklaruar që Hause of Arts ka prodhuar një divident prej 700 mijë euro?
Fidel Ylli: Këto janë të ardhurat e mia personale, nuk është fitimi i kompanisë. Është një derdhje nga një firmë ndërtimi me të cilën kam qenë aksioner… Ato janë lekët e 15 viteve, i kanë kaluar në bankë, i kam paguar shtetit divident.
Ilir Rusmajli: Po radio transmeton sot?
Fidel Ylli: Që në 22.12.2009 kur erdhi shkresa dhe tre ose 4 ditë më pas është mbyllur transmetimi.
Damian Gjiknuri: Fidel Ylli po akuzohet për dicka që nuk ekziston.
Gramoz Ruci: Kundërshtarët e tu politikë, kanë bërë një ankesë që ti disponon një licencë të pasurisë kombëtare. Kur e keni marrë?
Fidel Ylli: Licenca është marrë në 2003. Është rinovuar në 2006, dhe në 2009 në maj më vjen mua një kërkesë sipas rregullores që duhet të rinovosh. Licenca mbaronte ne shtator por vjen një licencë në maj dhe me thotë ta rinovoj, në maj më erdhi në qershor unë e cova dosjen. Këto duhet të mblidheshin dhe ta shqyrtonin dhe nuk e bënë.
Gramoz Ruci: Ti ke paqartësitë e tua, je ankuar gjëkundi?
Fidel Ylli: Jam ankuar dhe i kam dërguar shkresë KKRT-së, dhe i them se ke shkel ligjin, pasi brenda 3 muajsh duhet të më kthen te përgjigjie. Në dhjetor më dërgon shkresën që duhet ta mbyllësh sinjalin se je bërë deputet dhe unë pres përgjigjie nga dy institucione ILDKP dhe Kuvendi. ILDK tha se nuk kemi të bëjmë me shkelje. Dhe gjykata tha se nuk ka shkelje
Ruci-PD: Kërkesa juaj nuk është pasuritë e Fidelit, por për një frekuencë. Ju kujtoj kolegëve dhe ju se keni deklaruar pasurinë para pasurisë të bëheshit deputet. Dhe tani kërkoni të marrni përgjigjie.
Edi Paloka: Licenca e radhës zoti ylli thatë se mbaronte në shtator, ndërkohë që mandatin e deputetit e keni marrë në gusht. Ju ndërkohë e dinit që qenia ne pronësi të frekuencave ishte kundër ligjit apo jo?
Fidel Ylli: Nuk ka lidhje pyetja. Komisioni i mandateve duhet të më kthente përgjigjie se nuk të takon. Licenca ishte rinovim dhe nuk po kërkoja të re, shteti të thonte se nuk të takon.
Edi Paloka : Ju prisnit që shteti t’iu thonte se po shkelni ligji?
Fidel Ylli: Se kam shkel ligjin asnjëherë, por varet si e interpretoni ju.
Jozefina Topalli: Nuk kemi dëshirë me ta heq mandatin. Kemi një qëllim të madh duke përsëritur se nuk jam kundra asnjë miliarderi të partisë tuaj, por ama para shqiptarëve ne duhet të vendosim një standart t të lartë. E kemi vendos hapin e parë me Beqen që merrte para publike kur ishte deputet. Sot jeni ju i dyshuar për shkelje.
Fidel Ylli: Nuk ke moral ti të më pyesësh mua kur e ke shkel me dy këmbë Kushtetutën.
Jozefina Topalli: Unë kam shkelur faktin se mund të bëja mocion. Por unë nuk e kam bërë me asnjë deputet, pasi doja me qëndruar se unë jam kryetarja e të gjithëve. Por po të ishte për mu asnjë biznesmen nuk do lija në parlament.
Fidel Ylli: I ke brenda grupit miliarderët. A mund të them dicka për ta mbyllur.
Jozefina Topalli: Paraardhësit e mi kanë qenë të pasur, por gjyshi im ndau pasurinë dhe u mor vetëm me politik standard i vendosur 100 vite më para.
Fidel Ylli: Nëse gjyshi juaj ju ka lënë pasuri të trashëguar do e shisnit, këtë kam bërë unë ndërtimin tim, e dhashë pasi doja të hyja në politikë. Unë i kam lënë bizneset dhe jam përkushtuar politikës. Ke një pronë ti, por edhe unë kam familje. Unë përpiqem të jem me etikë, edhe kur flas ndonjë fjalë mundohem të kem argumenta, por si do ishte më mirë që kishe bërë miliona dhe të hyjë në politike, apo nga politika të ktheheshe në milioner.
Jozefina Topalli: As në legjislaturën e ardhshme nuk do bëj mocion për asnjë deputet.
Topalli pasi i kërkoi administratës të bëjë transkriptimin e mbledhjes kërkoi që Këshilli i Mandateve pasi të shqyrtojë materialin të mblidhet sërish për vendim.