TIRANE, 17 mars 2013 – Deputeti i PS-së, Fidel Ylli, akuzoi qeverinë se ka rrënuar sportin shqiptar dhe premtoi se Partia Socialiste ka një program të detajuar që do ta rilindë atë.

Këto deklarata, Ylli i bëri në një konferencë për mediat ku tha: Skuadra për një “Rilindja Shqiptare”, ka një program të detajuar për sportin.

"Ka një program me një kosto financiare, që kanë punuar njerëz pa parti, intelektualë që i kanë dhënë jetën sportit dhe e duan atë. Në këto 8 vjet të qeverisjes së Sali Berishës sporti shqiptar e ka kaluar pragun e rrënimit. Ajo ndodhet në gjendje kome sepse qeveria ka dështuar në misioni e saj për zhvillimin e sportit dhe rritjen e nivelit të cilësisë sportive”,- tha Ylli.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/