Banoret e Mbrostarit në Fier janë ngritur në protestë pasi thonë se ndërtimi i Bypassit i ka bllokuar rrugën për të shkuar në banesa 35 familjeve.

"Kjo është e vetmja rrugë, nuk ka rrugë tjetër. Nuk kalon asnjë makinë apo ambulancë. Kemi bërë shumë ankesa, por nuk na është dhënë zgjidhje", thonë ata.

Banorët paralajmërojnë se do të përshkallëzojmë protestat deri në bllokimin e rrugës.