Fier, i riu lidh martesë në qelinë e burgut
Një i burgosur që vuan dënimin në burgun e Fierit është martuar tre ditë më parë. Lajmi konfirmohet si nga burime brenda këtij burgu ashtu edhe nga zyra e gjendjes civile në Fier.
Kristi K. nga Tirana afro 25 vjeç po vuan dënimin me tre vjet e tre muaj burg për veprat penale të vjedhjes dhe shpërndarës i lëndëve narkotike .
Tre ditë më parë vajza që u bë bashkëashortja e tij së bashku me tre punonjës të gjendjes civile në bashkinë Fier kanë shkuar në burgun Fier për të kryer ceremoninë martesore.
Pas ceremonisë çifti ka shijuar ëmbëlsira dhe qëndruar për pak kohë bashkë. /ora news
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financat, dashuria e karriera, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?
Përleshje në Athinë, plagosen rëndë shqiptari dhe rusi, autori arratiset!
Fundoset jahti në Turqi, pronari dhe anëtarët e ekuipazhit hidhen në det
Përhapja e gripit të shpendëve, Anglia furnizohet me gjela deti nga Evropa





