FIER, 23 mars 2013 – Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj zhvilluan pasditen e sotshme një takim madhështor në qytetin e Fierit, në kuadër të organizimit të strukturave të Klubit të Patriotëve të Rinj në të gjithë Shqipërinë.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi. Gjatë fjalës së tij, Idrizi theksoi se Klubi i Patriotëve të Rinj është i vetmi grupim rinor i cili ka arritur të tregoi forcën e tij me vepra konkrete dhe jo më fjalë.
Zoti Idrizi u ndal dhe tek Rezoluta për Zgjidhjen e Çështjes Çame duke i bërë dhe një herë thirrje të gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë që të mos shohin ngjyrat e flamujëve të partive por të shohin flamurin kombëtar.
“I bëjë thirrje të gjithë deputetëve që për ta çuar Shqipërinë në Evropë nuk janë 3 ligje, por janë 4 dhe i katërtit është Rezoluta për Çështjen Çame. Le të bëhemi të gjithë bashkë këtë herë, që të votojmë për Shqipërinë dhe për rrugën e saj Europiane”, theksoi zoti Idrizi. Gjithashtu, kryetari i PDIU-së u ndal edhe tek zgjedhjet e 23 qershorit, duke shprehur sigurinë se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të përfaqësohet nga 5 deputet në legjislaturën e ardhshme.





