Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori amerikan Donald Lu, sebashku me minisrin e bujqesise Edmond Panariti, ishin sot në Frakull të Fierit, ku kanë parë situatën e përmbytjeve në këtë zonë. Kryeministri Rama tha se USAID do t'i ndihmojë për të gjitha dëmet e përmbytjeve, ndërsa deklaroi se qeveria ka bërë inventarin e dëmeve për dëmshpërblim.
Edhe ambasadori amerikan Donald Lu tha se situata pas përmbytjeve është përmirësuar. Lu tha gjithashtu se me reformën e re territoriale bashkitë kanë më tepër kompetenca dhe përgjegjësi. Bashkitë duhet të ofrojnë më tepër financime për të mundësuar ujitjen dhe kullimin.